Sport Milan jep show në Torino, largon Juventusin nga zona Champions

Milan jep show në Torino, largon Juventusin nga zona Champions

Milani i ka dhënë një goditje të rëndë Juventusit në Allianz Stadium, teksa ka triumfuar me rezultatin e pastër 0-3.

Në pjesën e parë, e cila ishte thuajse e barabartë, vendosi një gol i shënuar nga Diaz. Në pjesën e dytë pritej një reagim nga Juventusi, por nuk ndodhi kështu. Skuadra e Pirlos ishte e pafuqishme të thyente mbrojtjen kuqezi në këtë sfidë. Në anën tjetër, Milani realizoi edhe dy herë të tjera, me Rebic e më pas Tomori vulosi rezultatin në 0-3.

Me këtë fitore, Milani ka hedhur një hap të sigurt drejt rikthimit në Champions League, ndërsa barazon me pikë në vendin e dytë Atalantën, nga 72 pikë secila. Ndërsa Juventusi është tashmë në vendin e pestë, 3 pikë prapa, duke e vënë seriozisht në diskutim zonën Champions.