Sport Milan merr një tjetër barazim, Napoli shkon në + 9

Milan merr një tjetër barazim, Napoli shkon në + 9

Ndërsa Napoli vazhdon të fitojë, Milan merr në Lecce një barazim të vështirë, të dytin radhazi pas atij në San Siro ndaj Romës.

Milani ka regjistruar barazimin e dytë radhazi me po të njëjtin rezultat, 2-2, në Serinë A.

Kuqezinjtë dolën me vetëm 1 pikë nga transferta e Lecces, pas një pjese të parë që e mbyllën në disavantazhin e dy golave.

Ndeshja nisi si mos më keq për kampionët në fuqi të Italisë, me një autogol të Theo Hernandez që në minutën e tretë. Lecce dyfishoi me anë të Baschirottos, në minutën e 23-të.

Në pjesën e dytë, reagimi i Milanit erdhi me golat e Leaos dhe Calabrias (58’ dhe 71’).

Me këtë barazim, Napoli shkëputet 9 pikë nga Milani i vendit të dytë.