Sport Milani bind me blerjet e reja, Conceicao: Kam lojtarët e duhur për...

Milani bind me blerjet e reja, Conceicao: Kam lojtarët e duhur për modulin tim të preferuar

Milani bindi në Kupën e Italisë, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-1, për të siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale.

Kuqezinjtë ishin me një fytyrë tjetër dhe duket se blerjet në merkato kanë dhënë efekt.

Joao Felix debutoi me gol, ndërsa asistin e mori nga një tjetër debutues, Santiago Gimenez.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Sergio Conceicao u shfaq shumë i lumtur. Sipas tij, lojtarët e afruar në merkato, kanë karakteristikat e duhura, për të luajtur me skemën 4-4-2, të cilën e preferon ai.

“Jam shumë i kënaqur për fjalët e trajnerit Claudio Ranieri. Në fund të ndeshjes shkova dhe e falenderova për atë që ka bërë. Për mua ai është një idhull.

Në vuajtëm pak në 10 minutat ë fundit të pjesës së parë. Jo vetëm te zëvendësimet këtë herë, por kush futet i jep më shumë skuadrës.

Kam luajtur për shumë vite me modulin 4-4-2 te Porto dhe më pëlqen. Lojtarët duhet të kuptojnë se nuk është e lehtë. Kemi nevojë për ekuilibër. Lojtarët e afruar kanë karakteristikat e duhura për këtë modul.

Jam shumë i kënaqur me merkaton, por edhe për tifozët. Punuam mirë në merkato. Nuk ishte e lehtë për të marrë lojtarët që dëshironim.

Është bukur kur i shikon lojtarët të lumtur në fund. Me këtë frymë duhet të ecim përpara. Ne jemi më konkurrues dhe kjo më bën të lumtur. Felix ka shumë cilësi. Më bën të lumtur kur shoh një lojtar që shënon që në debutim gol të tillë. Kjo është bukuria e futbollit. Është sport i mrekullueshëm”, deklaroi Conceicao.

Milani në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e çiftit Lazio-Inter.