Politika Ministri Hoxha zëvendëson Shalsin te njësia 1 në Tiranë, Majko shkon  në...

Ministri Hoxha zëvendëson Shalsin te njësia 1 në Tiranë, Majko shkon  në Kavajë

Nuk ka ndryshim kokë më kokë mes Eduard Shalsit dhe Pandeli Majkos. Pas ndryshimit që u vendos në mbledhjen e fundit të Kryesisë për ta emëruar Shalsin drejtues politik në qarkun e Kukësit, Majko u rikthye në qarkun e Tiranës.

Sakaq në mbledhjen e sotme të drejtuesve politikë në PS është caktuar që Pandeli Majko të angazhohet në Kavajë për zgjedhjet e 11 Majit.

Vendin e lënë vakant nga Shalsi në njësinë numër 1 në Tiranë do ta marrë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili do të angazhohet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në këtë mënyrë Hoxha pritet të jetë në listën e socialistëve për qarkun e Tiranës dhe jo në Gjirokastër ku u mendua se do të ishte fillimisht.