Ministri i Drejtësisë i Norvegjisë, Tor Mikkel Wara, ka dhënë dorëheqje të enjten pasi policia ngriti akuza të reja kundër partneres së tij në një rast që përfshinte incidente familjare të çuditshme që ka habitur publikun norvegjez.
Sipas mediave të huaja, partnerja e Wara, Laila Anita Bertheussen, u arrestua për herë të parë për t’u marrë në pyetje nga policia më 14 mars, me dyshimin se ajo i kishte vënë zjarrin makinës së tyre dhe kështu përbënte kërcënime kundër familjes.
Shtëpia e tyre ishte vandalizuar të paktën pesë herë gjatë muajve të fundit dhe Bertheussen tani është i dyshuar në të gjitha rastet, tha policia të enjten.
“Tor Mikkel Wara ka kërkuar të japë dorëheqje”, citohet të ketë thënë kryeministrja Erna Solberg, në një konferencë shtypi ku Wara qëndronte pranë saj.
Përkundër kësaj, Bertheussen thuhet se ka mohuar se ka bërë gjëra të tilla.
“Ajo beson se PST (policia e sigurisë) është në rrugën e gabuar. Ata nuk kanë paraqitur ndonjë formë të provave dhe dyshimi është ndërtuar mbi faktorët rrethanorë”, ka thënë avokati i saj John Christian Elden.