Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.
Pas ndarjes nga bashkëshortja e parë me të cilën ka një vajzë 6-vjeçare, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e PSD-së ka kurorëzuar sot dashurinë me Shahinin, me të cilin kishte një lidhje disa vjeçare.
Vetë deputeti ka dhënë lajmin e bukur përmes një fotografie të përbashkët të çiftit që mbante mbishkrimin e thjeshtë: “Sot kurorëzuam dashurinë tonë”.
Deputeti shihet i veshur me një kostum serioz të zi me papion dhe këmishë të bardhë, ndërsa Besa me një fustan të thjeshtë të bardhë.
Të dy ndodhen në natyrë ndërsa ajo që e bën edhe më të bukur pozën, janë shikimet që shkëmben çifti i sapomartuar.
I urojmë ministres jetë të lumtur!