“Po ju them këtu historinë time. Kam qenë dhe unë e diasporës si ju. Emigracioni më ka bërë më të fortë dhe më të vetëdijshme për forcën që zotërojmë.
Më të etur për të ndryshuar vendlindjen. Kur flasim për diasporën priremi të flasim për aspektin ekonomik.
Diaspora shihet shumë si vlerë ë e shtura e ekonomisë. Por ka mirënjohje për ata që e kanë parë për vlerën e shtuar që ka për dijen. Do të jetë një muze i të ardhshmes, për brezat që vijnë shikuar përmes ëndrrave për brezat që ikën.
Është një muze ushtuar çdo familjeje shqiptare që u largua përmes detit, ku secili me një donacion do të shkruajë emrin e tij dhe familjes së tij. Të ftoj të shkruash emrin tënd në Muzeun tënd të Diasporës”, tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti.