Ekonomi Ministrja Ibrahimaj tregon se deri kur do të funksionojë Bordi i Transparencës

Ministrja Ibrahimaj tregon se deri kur do të funksionojë Bordi i Transparencës

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj thotë se qeveria mbështeti tregun e lirë, por theksoi se Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve dhe ushqimeve po funksionojnë për të ndihmuar qytetarët.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj u shpreh se bordi do të vijojë punën, përsa kohë vendi do të ndikohet nga rritja eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare.

“Kemi vendosur të jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë, dhe jo të ndërhyjmë në përcaktimin e çmimeve, por kohë të jashtëzakonshme na ndikojnë për vendime të jashtëzakonshme. Të dyja këto borde kanë bërë punën e tyre.

Do vazhdojmë të mbajmë bordet, përsa kohë do ndikohemi nga rritje eksponenciale e çmimeve ndërkombëtare me qëllim garantimin që qytetarët të paguajnë çmimin më të ulët të mundshëm dhe limitim të spekulimeve me çmimet”, theksoi Ibrahimaj.