Massimiliano Mirabelli, në bashkëpunim me administratorin e deleguar Marco Fassone, ka qenë protagonist i një merkatoje super për Milan-in, duke realizuar blerje që i kanë tejkaluar 200 milionë eurot.
or duket se më e bukura nuk ka ardhur akoma, veçanërisht nëse Milan do të arrijë të kualifikohet në Champions League.
Drejtuesi kuqezi, në një intervistë të dhënë për “Radio Rossonera”, ka pranuar se Milan mund të kthehet në sulm për sulmuesin Anderea Belotti, i cili ka qenë një nga objektivat e kuqezinjve në merkaton e verës.
“Belotti? E dinë të gjithë që kemi kërkuar ta marrim në Milano, është një lojtar i fortë dhe një tifoz milanist, ndoshta një ditë do të veshe fanellën për të cilën ëndërron që kur ka qenë fëmijë. Ka qenë një merkaton e vështirë sepse nuk ka qenë e lehtë t’i jepnim garanci lojtarëve që kërkonim të merrnim. Gjithsesi, në fund kemi arritur të marrim shumë”, ka thënë Mirabelli.