Miss Anglia 2019 ka lënë kurorën e më të bukurës dhe si mjeke po lufton pre muajsh për të shpëtuar jetën e personave të infektuar me COVID-19.
Bhasha Mukherjee 24 vjeçe ka lindur në Kalkuta dhe është rritur në Derby. Bukuroshja e cila ka dy diploma, ku njërën prej tyre e ka në mjekësinë e frymëmarrjes, ka ndaluar së udhëtuari nëpër botë, ku po ndiqte detyrat e saj Miss për të shërbyer në spitalin e Lincolnshire dhe Spitalin Royal Derby.
Mjekja e re fillimisht u emërua Miss Anglia në korrik 2019 dhe filloi të udhëtonte nëpër botë për të kryer punë bamirësie si pjesë e fitores së saj.
Por ajo e ndërpreu qëndrimin e saj në Indi për t’iu përgjigjur thirrjes së qeverisë për mjekë në pension dhe të rinj për t’u kthyer në vijën e frontit në prill, raporton Daily Mail.
Kur në muajin prill shërbimi shëndetësor anglez thirri të gjithë mjekët për të luftuar COVID-19 24-vjecarja nuk e mendoi dy herë të jepte ndihmën e saj. Edhe sot pas 7 muajsh bukuroshja vijon ende të japë kontributin e saj si mjeke.
“Unë bëj shumë punë bamirësie në distancë dhe të jem në gjendje ta bëj këtë e t’i shërbej vendit tim në të njëjtën kohë është vërtet e veçantë“, tha ajo.
Bhasha është dhe Miss Anglia edhe e 2020-ës ku për shkak të pandemisë së COVID-19 nuk është zhvilluar konkursi i bukurisë dhe 24-vjeçarja mban ende kurorën e më të bukurës.