Histori Misteri historik: A ka ndodhur vërtet Lufta e Trojës?

Misteri historik: A ka ndodhur vërtet Lufta e Trojës?

Autorët e ndryshëm si John Dryden, Alexander Pope dhe Louis MacNeice kanë përkthyer versione të ndryshme të mitit klasik “Lufta e Trojës”.

Një arsye pse Lufta e Trojës është cilësuar prej kohës si një histori e shkëlqyeshme, gjithashtu dyshohet nëse ka ndodhur në të vërtetë. Për shumicën e grekëve të lashtë, Lufta e Trojës ishte shumë më tepër se saj një mit. Ishte një epokë që përcaktonte të kaluarën e tyre të largët. Siç tregojnë burimet historike të historianëve të lashtë si Herodoti dhe Eratosthenes, përgjithësisht supozohet se kishte qenë një ngjarje e vërtetë.

Sipas Iliadës së Homerit, konflikti mes Grekëve dhe Trojanëve u zhvillua për Helenën. Në antikitet shumë historianë të respektuar ishin të gatshëm të besonin se kjo luftë nuk ka ndodhur në të vërtetë. Në gjysmën e dytë të Shekullit të V para erës sonë, Herodoti i ashtuquajturi “Babai i Historisë”, shkroi se Lufta e Trojës kishte ndodhur 800 vjet para lindjes së tij. Ndërsa, studiuesit e kohëve moderne kanë prirjen të jenë më skeptikë.

A ka ndodhur në të vërtetë lufta e Trojës?

Pyetja thellohet edhe më shumë kur në një ekspozitë në Muzeun Britanik të Londrës, shikon vazo greke, afreske romakë dhe shumë vepra arti që përshkruajnë historinë e Tojës. Ajo që kuptohet nga ekspozita është se në kohë të ndryshme njerëzit kanë qenë të etur, për të gjetur të vërtetën në tregimin e Luftës së Trojës.

Nuk është për t’u habitur që njerëzit kanë qenë të bindur për realitetin e Luftës së Trojës. Historia përshkruhet aq e vërtetë në vargjet e librit “Iliada” sa që është e vështirë të mos besohet. Ka qenë pikërisht ky fakt që bëri kurioz edhe biznesmenin Heinrish Schliemann. Ai udhëtoi për në Turqi, në qytetin Hisralik i cili gjendet në bregun perëndimor të Turqisë së tanishme për të zbuluar të vërtetën e Trojës. Biznesmeni filloi të gërmojë dhe zbuloi një numër të madh të thesareve antike atje. Nga të dhënat që nxori shumë historianë nisën të besonin se Troja e lashë gjendej në Hisarlik, pra Troja ka qenë e vërtetë.

Ndërkohë nga ana tjetër Lufta e Trojës mendohet të mos ketë ekzistuar pasi është vështirë të imagjinohet, që të zhvillohet një luftë në ato përmasa që e ka përshkruar Homeri dhe të ketë zgjatur për 10 vjet, sepse sipas arkeologëve kështjella që gjendet në këtë qytet nuk duket shumë e dëmtuar nga luftërat. Kjo tregon që sjellja e ushtarëve në këtë luftë nuk ka qenë aq e ashpër sa shkruhet.

Pavarësisht se ka fakte të ndryshme që tregojnë se shkrimtarët janë frymëzuar nga një luftë e zhvilluar shumë kohë më parë, apo ka qenë thjesht një shpikje e zgjuar, Lufta e Trojës la gjurmën e saj kudo në botë.

/BBC