Toka njihet si Planeti blu për shkak të oqeaneve, të cilat mbulojnë më shumë se 70 për qind të sipërfaqes. Ndërsa uji është thelbësor për jetën në Tokë, përgjigjet e dy pyetjeve kryesore kanë mbetur: kur dhe nga ka ardhur uji i Tokës?
Disa supozojnë se uji erdhi vonë në Tokë, pasi planeti ishte formuar. Por gjetjet nga një studimi të ri i udhëhequr nga shkencëtarët e Instituti Oqeanografik Woods Hole (WHOI) e kthen pas orën për dëshminë e ujit në Tokë.
Përgjigja është se oqeanet kanë qenë gjithmonë këtu, dhe nuk janë krijuar nga një proces i vonuar, siç ishte menduar.
Një shkollë mendimi ishte se planetet u formuan fillimisht të thatë, dhe se uji erdhi më vonë nga burime të tilla si kometat apo asteroidet e lagësht, të cilat përbëhen kryesisht nga akuj dhe gazra. Nga shkatërrimi vjen formimi, thonë; përplasja e asteroide dhe meteorëve gjigandë është shkatërrim; çdo molekulë ujit që ishte e pranishme ndërsa planetet formoheshin avullonte, dhe uji që ekziston në Tokë sot, duhet të ketë ardhur qindra miliona vjet më vonë.
Por autorët e studimit u përqendruan në një burim potencial të ujit të Tokës – kondriti karbonik, meteoritet më primitive të njohura deri më sot, që u formuan në të njëjtën vorbull pluhuri, gurësh, akulli dhe gazrash që krijoi edhe Diellin rreth 4.6 miliard vjet më parë, ose para formimit të planeteve.
Në përbërje, këto meteorite ngjajnë kryesisht me Diellin, dhe shkencëtarët mendojnë se ato kanë sasi uji, prandaj u morën si kandidatë për origjinën e ujit të Tokës. Studimi tregon se uji i Tokës ka shumë të ngjarë të ketë ardhur në të njëjtën kohë me vetë planetin, pra vetë Toka të ketë qenë fillimisht një shkëmb me ujë në sipërfaqe. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë jeta në Tokë mund të ketë filluar shumë më herët sesa është menduar.