Më 9 tetorin e 80 viteve më parë vinte në jetë John Lennon. Një përvjetor që ecën krah për krah me atë të 8 dhjetorit, kur do të mbushen 40 vite nga momenti që Mark David Champman i dha fund me katër të shtëna pistolete në kurriz njeriut që me Beatles, por edhe vetëm, revolucionarizoi muzikën pop dhe trazoi Amerikën me idetë e tij revolucionare për paqe universale.
John Winston Lennon mbetet një nga ikonat më të fuqishme që kanë dalë ndonjëherë nga kultura popullore, një njeri që falë muzikës dhe aktivitetit për paqen ka ndryshuar botën.
Nëse të qenit pjesë e Beatles, duke qenë edhe themeluesi i grupit, është një eksperiencë e mjaftueshme për të hyrë në histori, ai ka qenë i aftë të shtojë edhe një trajektore njerëzore dhe artistike me rëndësi të madhe në jetën e dytë si artist solist, mjafton të mendohet për një këngë si “Imagine”.
Pas një fillimi te Quarrymen, historia, e tij dhe jo vetëm, ka ndryshuar kur i ka propozuar McCartney-t të bëhet pjesë e grupit, me një George Harrison 14 vjeç dhe Stuart Sutcliffe: Betales kanë lindur pak kohë më mbrapa, kur katër Quarrymen, duke marrë si baterist Pete Best, kanë fituar një punë në Hamburg: kur janë kthyer nga Gjermania, në bateri ka qenë Ringo Starr, ndërsa Paul ka kaluar në kitarë bas, pasi Sutcliffe ka vendosur të qëndrojë në Hamburg.
Dyshja Lennon-McCartney do të mbetet një nga dyshet e kantautorëve më të rëndësishme të historisë, një ekip me një krijimtari të mrekullueshme nëse mendohet për zhvillimin dhe krijimin e kompozimeve nga “Love me Do” te “Strawberry Fields Forever”, nga zgjedhja revolucionare për t’u tërhequr nga jeta e çmendur e periudhës së turneve dhe braktisja e skenës për t’iu përkushtuar vetëm punës dhe zhvillimit teknologjik dhe shprehës të muzikës, me bashkëpunimin e George Martin dhe teknikëve të Abbey Road.
Për shkak të aktivitetit të tij kundër Vietnamit dhe për paqen, John Lennon është spiunuar nga FBI me urdhër të Richard Nixon, i cili, për t’u liruar nga një personazh aq të parehatshëm, donte ta përjashtonte nga vendi.
Avokati Leon Wildes ka marrë në dorë çështjen dhe ka arritur t’i sigurojë klientit të tij të famshëm Green Card me nëntë tetor, ditën kur lind Sean dhe feston datëlindjen e tij.
Në moshën 40-vjeçare, John Lennon ishte një njeri paqësor dhe pikërisht me Double Fantasy ishte kthyer të regjistronte një album, pas një pauze disavjeçare të kaluar duke u kujdesur për fëmijën. Më në fund qytetar amerikan, ai jetonte në New York në Dakota Building, sepse në Mollën e Madhe jeta e tij private ishte më e ruajtur se në Londër.
Askush nuk mund të imagjinonte se mund të vritej nga një i çmendur: pas atij 8 dhjetori të tmerrshëm, yjet kanë filluar të marrin truproja.