Sport Lippi: Conte njeriu i duhur për Interin. Milani po rritet falë Maldinit,...

Lippi: Conte njeriu i duhur për Interin. Milani po rritet falë Maldinit, ndërsa Pirlo…

Marcello Lippi, ish-trajneri i kombëtares së Italisë, kampion bote më 2006, ka folur në Sky Sport mbi çështjet aktuale të futbollit. Që nga vlerësimi për punën e Antonio Conte tek Interi e deri te “gradimi” i Pirlos më stolin bardhezi.

INTER DHE CONTE – “Ai është njeriu i duhur për të krijuar një ekip fitues. Antonio e bëri këtë edhe në të kaluarën. Nëse sezonin e kaluar kishte shpërthime të caktuara, e bëri që të kishte atë që mori sot, një grup lojtarësh të bollshëm dhe cilësor. Ai gjithmonë ka qenë lider, si lojtar dhe tani si trajner. Është një motivues i shkëlqyeshëm. Edhe këtë sezon, gjithashtu, teknikisht ekipi i tij mund të luajë me të gjithë, si në kampionat, ashtu edhe në Champions. Juventusi mbetet favorit për titullin, pasi ka fituar 9 tituj radhazi, por hendeku me zikaltrit më duket se është ngushtuar”.

PIRLO DHE JUVE – “Ai ishte një lojtar shumë i talentuar. Ky talent, përveç aftësive të tij të komunikimit, çka ndoshta është ajo që ka munguar pak kohët e fundit në drejtimin teknik të Juventusit, do ta shpërblejë. Fuqia e vërtetë e një trajneri, përtej moduleve, është të hyjë në kokën e lojtarëve, për t’i bindur ata për mundësitë e tyre. Andrea ka pasur shumë trajnerë të shkëlqyeshëm si lojtar, është një person i talentuar dhe me një aftësi të madhe komunikuese. Tani po ftillon projektin e tij taktik, por jam i sigurt se do të luajë me tre sulmues, duke i dhënë ekipit ekuilibrin e duhur.

Blerja e Chiesa? “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një luftëtar me karakter të fortë. Federico mund të jetë një lojtar i plotë, mund të luajë si pjesë e “tridentit” sulmues dhe të shënojë më shumë se 10 golat e sezonit të kaluar. Dybala? Më duket se është pjekur shumë, është një lojtar i rëndësishëm. Sidoqoftë, të jesh lojtar vendimtar nuk do të thotë të luash 70 ndeshje. Gjithashtu, mund të luash 45 ndeshje në nivel të shkëlqyeshëm, nuk ke pse të luash gjithmonë”.

Atalanta? – “Gasperini po luan një futboll të shkëlqyeshëm. Loja më e bukur në nivelin ndërkombëtar është e tyre. Tek Atalanta, të gjithë lojtarët marrin pjesë aktive, është një ekip shumë kompakt. Ndonjëherë rrezikon të qëndrojë 1 me 1 dhe kjo është arsyeja pse Gollini ishte portieri më i mirë sezonin e kaluar, sepse ata të gjithë marrin pjesë dhe sulmojnë të gjitha hapësirat. Në Ligën e Kampionëve të fundit, PSG kishte fat në finale, përndryshe në gjysmëfinale ishte Atalanta, e cila sipas meje është mes 4-5 ekipeve më të mira, edhe pse në Champions, fatkeqësisht ra në një grup shumë të vështirë.

Milani? – “Shumë merita shkojnë te Maldini. Sezonin e fundit ndodhi diçka e rëndësishme. Ata po bënin një gabim shumë të madh në menaxhim. Pasi humbën Boban, kuqezinjtë do të hiqnin dorë edhe nga Paolo dhe Pioli. Në vend të kësaj ndodhi që Pioli vazhdoi të bënte një punë shumë të mirë, duke krijuar një ekip të rëndësishëm, pavarësisht se ka shumë dëmtime, ndërsa Maldini ka fituar një fuqi të rëndësishme vendimmarrëse. Tani mendoj se Milani është për 4 vendet e para. Kuqezinjtë kanë një ekip kompakt, të bashkuar, që më pëlqen shumë. Përkundër shumë defekteve që kanë pasur, ata po bëjnë mirë. Është një ekip i rritur shumë dhe po bëhet me të vërtetë i rëndësishëm”.