Extra Mjekët heqin mbi 1 kilogram gozhdë dhe vida nga stomaku i pacientit

Mjekët heqin mbi 1 kilogram gozhdë dhe vida nga stomaku i pacientit

Mjekët në Lituani kanë hequr më shumë se një kilogram gozhdë dhe vida nga stomaku i një burri, i cili filloi të gëlltiste objekte metalike pas lënies së alkoolit.

Burri u shtrua në një spital në qytetin Klaipeda me dhimbje të forta barku, ku një ekzaminim me rreze X tregoi copa metali ku disa ishin deri në 10 centimetra.

“Gjatë operacionit tre-orësh me kontroll me rreze X, të gjithë trupat e huaj, madje edhe më të vegjlit, në stomakun e pacientit u hoqën,” tha kirurgu Sarunas Dailidenas, , kirurg në Spitalin Klaipeda për mediat lokale.

“Ne nuk kemi parë kurrë diçka të tillë,” shtoi ai.

Mjeku tha se pacienti kishte filluar të gëlltiste objektet metalike muajin e fundit pasi kishte ndaluar pirjen. Pacienti ishte në gjendje të qëndrueshme pas operacionit, shtoi ai.