Një debat politik që ka përfshirë shumë palë është krijuar në Mal të Zi pasi ministri i Drejtësisë, Vladimir Leposaviç mohoi gjenocidin serb në Srebrenicë.
Madje ai shkoi me tej kur tha se Gjykata e Hagës ka fshehur krimet e supozuara shqiptare ndaj serbëve në Kosovë.
I menjëhershëm ishte reagimi i zv/kryeministrit, Dritan Abazoviç i cili citoi kryeministrin e vendit kur tha se presin që ministri të japë sot dorëheqjen para se ta shkarkojnë me votë në kabinet.
“Ne nuk do të veprojmë jashtë parimeve tona”, tha Abazoviç.