Aktualitet U kapën me 4800 Euro të falsifikuara, arrestohen dy persona në Himarë

U kapën me 4800 Euro të falsifikuara, arrestohen dy persona në Himarë

Dy persona janë arrestuar sot në Himarë. Policia bën me dije se për këta persona kishte informacione se dispononin kartëmonedha të falsifikuara.

Në përfundim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i 49-vjeçarit A. O. banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.