Bota Momente tmerri, Roberto Baggio dhe familja e tij dhunohen nga grabitësit gjatë...

Momente tmerri, Roberto Baggio dhe familja e tij dhunohen nga grabitësit gjatë ndeshjes Spanjë-Itali

Legjenda e Italisë Roberto Baggio dhe familja e tij kanë përjetuar momente tmerri mbrëmë teksa luhej ndeshja Spanjë-Itali.

Pesë persona të armatosur dhe maskuar hynë në vilën e tij në Altavilla Vicenza për t’i grabitur.

Baggio dhe familja e tij ndodheshin në vilë atë moment.

Autorët e goditën me pistoletë në kokë ikonën e futbollit italian. Më pas e lidhën së bashku me familjarët në një dhomë tjetër, ku i mbajtën të mbyllur për rreth 1 orë.

Autorët vodhën para, ora dhe bizhuteri. Kur kuptoi se kriminelët ishin larguar, ish-fituesi i Topit të Artë theu derën e dhomës dhe doli prej andej. Ai lajmëroi policinë për ngjarjen e ndodhur.

Hetuesit morën dëshmitë e tyre, si dhe kamerat e sigurisë.

Roberto Baggio u dërgua në spital për të marrë mjekim, kurse gruaja dhe fëmijët nuk pësuan asnjë lëndim.