Pjeshka është e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor dhe i cili vepron më fuqishëm se sa vitamina C.
Është mirë që pjeshka apo nektarina të konsumohen bashkë me lëvoren e tyre, pra pa qëruar, pasi përmbajnë dy herë e gjysmë më shumë fenol se sa vetë brendësia e frutit. Karotenoidet kryesore të cilat gjenden në pjeshkë dhe nektarina janë beta-kriptoksantin dhe beta-karotinë, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A. Sa më të portokallta të jenë pjeshkat më tepër beta-karotenë ka në to.
Pjeshkat e freskëta janë burim i mirë i fosforit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ndikon në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirëmbajtjen e vlerave të ph në gjak. Ato po ashtu përmbajnë edhe hekur, bakër i cili i nevojitet organizmit për të krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë. Pjeshkat janë antioksidantë: Pjeshkat përmbajnë luteinë, zeaksanthinë dhe beta-kritoksanthinë që ndihmojnë kundër radikaleve të lira dhe e mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej tyre.
Të pasur me Kalium: Pjeshkat përmbajnë kalium që është thelbësor për funksionin e nervave dhe të gjithë trupit. Ndihmojnë në proçesin e Tretjes: Pjeshkat ruajnë shëndetin e sistemit tretës, sepse janë të pasura me alkalinë dhe fibër.