Bota Mos-hapja e negociatave/ Ali Ahmeti bën fajtore Francën: BDI-ja e gatshme për...

Mos-hapja e negociatave/ Ali Ahmeti bën fajtore Francën: BDI-ja e gatshme për zgjedhje

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti thotë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhja më e mirë për vendin, pas vetos së Francës për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai përsëriti edhe njëherë kërkesën e tij për veting në të gjitha strukturat, ndërsa ka thënë se Franca shfrytëzoi mundësinë e vetos pasi është ideatore e situatave të reja për të zgjeruar Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja me e mirë për vendin është të shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk do të doja të vendosemi si gjahtarë të fajeve sepse është e papranueshme të pranosh faj të pa bërë. Republika e Maqedonisë së Veriut është dëm kolateral i dallimeve që ka BE. Franca shfrytëzoi veton për arsye se BE është në kërkim të ndërtimit të situatave të reja për zgjerim dhe lideri i idesë është Franca. Me keqardhje e kanë prit të gjithë vendet më të mëdhenj të BE”, tha Ahmeti.

Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni janë parashtruar si tezë nga vetë kryeministri Zoran Zaev. Kjo tëzë pritet të diskutohet me të gjithë aleatët e partisë së Zaev.