Faqja online e internetit Amazon.com është mbushur me vlerësime të rreme me pesë yje për produktet e kompanive të ndryshme. Një hetim ndërkombëtar zbuloi se pajisjet më të vlerësuara ishin artikujt si kufjet, orët dhe pajisjet e palestrave.
Mijëra prej këtyre vlerësimeve nuk u verifikuan, domethënë nuk kishte prova që recensori e bleu produktin. Amazon thotë se po përdor teknologji të automatizuar për të pastruar rishikimet e rreme, duke nënvizuar se po investonte “burime të konsiderueshme” për të mbrojtur sistemin e saj të vlerësimeve.
Kur kërkohej për kufje, u zbulua që të gjitha produktet në faqen e parë të rezultateve të ishin nga markat e panjohura. Nga 12,000 komente, shumica (87%) ishin nga blerjet e paverifikuara. Përshembull, një seri kufjesh nga një markë e panjohur e quajtur Celebrat, kishte 439 komente, të cilat ishin me pesë yje, të paverifikuara dhe të postuara në të njëjtën ditë, duke vërtetuar se ishin automatizuar.
Mos u mbështesni në vlerësimet, shkoni më thellë dhe lexoni kritikat
Kontrolloni datat – shikoni kur janë postuar komentet. Nëse shumë prej tyre janë postuar në një periudhë kohe të shkurtër, ka të ngjarë që ato të jenë gjeneruar nga kompjuteri dhe janë të rreme. Filtroni komentet për të hequr komente të paverifikuara. Vetëm komentet e shënuara si të verifikuara janë ato që Amazon mund të konfirmojë, që janë blerë në faqen e saj të internetit. Nëse produktet kanë qindra apo mijëra komente shumë pozitive, ato janë të rreme.