Manchester United zbuloi pa vetëdije faturën e kripur, të paguar për largimin e Jose Mourinho nga drejtimi i skuadrës.
Portugezi përfitoi plotë 22,3 milionë euro për prishjen e kontratës në “Old Trafford”, rreth dy vjet përpara kohe.
Duke llogaritur, se me dy largimet nga Chelsea ka përfituar mbi 35 milionë euro, me llogari të thjeshta del se vetëm nga shkarkimet, Mourinho është paguar rreth 60 milionë euro.
Portugezi është një prej trajnerëve më të paguar në botë, por largimet e kanë bërë edhe më të pasur.