Detaje të reja kanë dalë në dritë nga skandali në Ministrinë e Shëndetësisë, ku janë arrestuar sekretarja e përgjithshme, Joana Duro dhe tre persona të tjerë.
Në përgjimet ku administratori i kompanisë “Dricons”, Vladimir Topi flet për paratë që do jepeshin sipas burimeve të Anila Hoxhës, tregohet skema se si u krye procedura dhe se si u krye pagesa.
Anila Hoxha tha se në një moment nëpunësja Laureta Sheti telefonon Vladimir Topin dhe e pyet “po mua do më jepni ndonjë gjë apo do bëj vetëm korrierin”.
Ai i përgjigjet “ja t’i nis direkt”. Nëpunësja Sheto refuzon duke insistuar “tani t’i sjell Silvi”, i cili është i arrestuari i katërt me detyrë inxhinier pranë kompanisë.
Ky i fundit këmbëngul se nuk kishte dijeni që zarfi kishte para, ndërkohë që sekretarja e përgjithshme Joana Duro ka thënë se kishte kujtuar që zarfi kishte çokollatë meqenëse shoqja e saj i kishte thënë se kishte diçka të ëmbël./TCH