Politika Emrat/ Kush janë të propozuarit për ambasador në Gjermani, Angli, Turqi dhe...

Emrat/ Kush janë të propozuarit për ambasador në Gjermani, Angli, Turqi dhe Izrael

Javën e shkuar ekskluzivisht Top Channel solli shtatë emrat e parë të propozuar të kandidaturave për ambasador në disa vende të BE-s, NATO dhe SHBA.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar emrat e të propozuarve të tjerë për ambasador në Londër, Berlin, Tel Aviv dhe Ankara.

Ata janë:

Uran Ferizi propozohet ambasador për në Mbretërinë e Bashkuar,  zëvendëson ambasadorin Qirjako Qirkjon.

Blerta Kazadej propozohet për ambasadore në Turqi si dhe ambasadore rezidente për Azerbajxhanin, Iranin, Kirgistranin, Pakistanin, Gjeorgjinë, Afganistanin dhe Kazikistanin. Ajo zëvendëson ambasadorin Kastriot Robo.

Adia Sakiqi, aktualisht ambasadore në Holandë, propozohet për të zëvendësuar ambasadorin Artur Kuko në Gjermani.

Zv. ministrja, Meri Kumbe propozohet për ambasadore në Izrael.

Kurse Ilir Gjoni aktualisht ambasador në Zvicër propozohet të shkojë ambasador në NATO pas daljes në pension të ambasadorit aktual Visho Ajazi Lika.

Vendin e Gjonit propozohet ta zërë analisti, Mustafa Nano i cili me parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik.

Vendin e lënë bosh të ambasadorit në Emiratet e Bashkuara nga Ermal Dredha i cili kandidoi dhe fitoi si kryebashkiak i Vlorës, propozohet për t’u zëvendësuar nga Ridi Kurtezi aktualisht ambasador në Malin e Zi.

Ish-nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi është përzgjedhur për të drejtuar Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Ndërsa diplomacinë shqiptare në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë pritet ta drejtojë ish deputeti socialist Fate Velaj.

Ervin Bushati ish-deputet dhe ish-drejtues i PS Tiranë, është favorit për të zëvendësuar ambasadoren Floreta Faber në SHBA.

Të propozuarit fillimisht do të paraqiten për dëgjesa në komisionin parlamentar të Punëve të Jashtme e më pas fjalën e fundit me dekret e thotë presidenti i Republikës, Bajram Begaj. /TCH