Këto ditë flitet vetëm për filmin “2 Gisht Mjaltë”, ku protagonistë janë dy personazhet e njohur: Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi.
Këngëtarja dhe moderatori vendosën që të realizonin filmin e parë bashkë dhe deri më tani rezultoi një sukses.
Biletat për të parë filmin shkojnë nga 500 deri në 700 lekë, në varësi të kinemave dhe orareve. Por sa kushtoi filmi?
I ftuar sot në emisionin “Rudina”, Ermal Mamaqi tregoi se, nuk ishte një shumë marramendëse duke marrë parasysh që stafi realizues ishte i huaj dhe cilësia e filmit ishte e lartë.
“Filmi ka kushtuar 250 mijë euro. Tani që e di si funksionojnë këto gjëra, mund ta kisha bërë edhe më lirë”, tha Ermali.
Bujar Asqeriu, Koço Devole, Marjana Kondi, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja dhe Eglein Laknori, janë vetëm disa nga aktorët që shfaqen në film.