Extra Pas reagimit të Elvanës, po për Ermalin si ishte që të putheshin...

Pas reagimit të Elvanës, po për Ermalin si ishte që të putheshin në film?

E quajnë njëri-tjetrin si vëlla e motër, por në filmin “2 gisht mjaltë” u vendosën në një situatë të sikletshme.

Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit iu desh që në një moment të filmit të putheshin në buzë.

Lidhur me këtë skenë, këngëtarja u shpreh në premierën e filmit kështu: “Unë jam çift në këtë film me vëllain tim. Sesi nuk më hëngri ajo mortja që unë duhet të puthja ty, unë nuk e di”.

Sot i ftuar në emisionin “Rudina”, i pyetur lidhur puthjen nga moderatorja Rudina Magjistari, Mamaqi u shpreh: “Të puthësh Elvanën është njësoj si të puthësh njerëzit e shtëpisë”.

Ermali shtoi se ky moment me Elvanën ishte ndryshe nga skena që ka ndodhur me Enxhi Cukun në filmin “Femrat”, pasi e konsideron këngëtaren pjesë të familjes.