Ish-deputeti i Partisë Demokratike Nard Ndoka ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Kjo javë’ me Nisida Tufën për djegien e mandateve.
Ndoka u shpreh se tashmë është momenti që deputetja demokrate Rudina Hajdari të tregojë vlerat, pasi kjo e fundit ende nuk ka vendosur nëse do ta djegë apo jo mandatin.
Ndër të tjera ish-deputeti deklaroi se Hajdari u fut në PD si një emblemë dhe jo për vlerat që ajo ka.
‘Unë kam njohje të thella me znj. Hajdari. Kam qenë një mik dhe bashkëpunëtor me Azem Hajdarin, ajo thjesht përfaqëson një emblemë. Ajo thjesht duhet ta ketë të qartë se nuk erdhi në PD për vlerat e saj personale, se ishte një emër i panjohur por PD e afroi se përfaqësonte një emblemë të PD të historisë së kësaj partie dhe unë gjykoj e mendoj se Basha bëri mirë e futi në parlament. Sot është momenti për të treguar vlerat e veta. A do ta gjejë rrugën znj.Hajdari? Kjo është përgjegjësi e saj. Unë nuk e njoh me thënë të drejtën, kam krijuar një simpati se në fakt e kam dëgjuar një herë të flasë dhe më ka pëlqyer’, u shpreh Ndoka.