NASA bën me dije se një nga satelitët e saj ka zbuluar mbetjet e sondën hapësinore indiane që u përplas në sipërfaqen e Hënës në muajin shtator.
Agjencia Hapësinore bëri publike foton që tregon ekzaktësisht vendin ku u përplas sonda dhe mbetjet përreth saj. NASA mori dhe ndihmën e inxhinierit indian Shanmuga Subramanian për të gjetur në lokalizimin e kësaj sonde.
Pasi ekzaminoi disa nga fotot e NASA-s, inxhinieri Subramanian arriti të zbulonte një nga pjesët e mjetit hapësinor indian rreth 750 km në veri-perëndim të vendin të përplasjes.
Sonda Hapësinore “Chandrayaan-2” duhej të ulej në skajin jugor të Hënës më 7 shtator, një muaj pasi ishte nisur nga Toka. Ajo iu afrua pa problem sipërfaqes së satelitit deri në largësinë 2.1 km dhe më pas u përplas pas një gabimi.