Dhimbje në botën e futbollit: në moshën 81-vjeçare është shuar përgjithmonë ish-trajneri i njohur Gigi Simoni, që ka drejtuar Interin dhe ishte pranë titullit me Ronaldo Fenomenin dhe rastin me Iulianon (penalltia e paakorduar) në Inter-Juventus.
Si futbollist ka luajtur me Torino, Brescia dhe Genoa, ndërsa me Interin e Ronaldo “Fenomenit” fitoi Kupën UEFA në vitin 1998. Trajneri kishte nisur të sëmurej rëndë në 22 qershor 2019. Simoni zhduket pikërisht në ditën e dhjetëvjetorit të Tripletës së Interit, 22 maj 2010.