Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Venecias në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serinë A.
Një hap fals nga të kaltrit, në luftën për titullin kampion. Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, që kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.
Me këtë barazim, Napoli mbetet në vendin e dytë me 61 pikë dhe i jep mundësinë Interit të shkëputet në krye.
Gjithashtu skuadra e Antonio Contes rrezikon të zbresë në vendin e dytë, në rast se Atalanta fiton ndaj Interit. Në krahun tjetër Venecia mban vendin e parafundit me 20 pikë të grumbulluara.