Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj deklaratave të opozitës duke theksuar se “unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?! Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia”.
“O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës”, – tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre”.
Reagimi i Ramws erdhi pasi ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi e akuzoi kryeministrin Rama se ka fshehur ndalimin nga policia në deklaratën e tij të dekriminalizimit.
Bylykbashi i referohet një deklaratë të kryeministrit Rama në një media italiane, i cili ka thënë se vite më parë është arrestuar në Bolonja sepse kishte kundërshtuar një punonjës policie.