Kulturë Ndërron jetë e veja e Gabriel Garcia Marquez, kush ishte muza që...

Ndërron jetë e veja e Gabriel Garcia Marquez, kush ishte muza që frymëzoi nobelistin

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare e veja e Gabriel Garcia Marquez, Mercedes Barcha Pardo. Ishin njohur bashkë që në fëmijëri dhe u martuan në vitin 1958. Çifti jetoi bashkë për 56 vite bashkë, deri në vdekjen e nobelistit.

Një dashuri që zgjati sa një jetë, një mbështetje e madhe për shkrimtarin Marquez. Një grua e duruar dhe bujare, Mercedes kishte mbajtur peshën e detyrave të nevojshme për ta mbajtur familjen të ecte përpara edhe në momente të vështira, kur burri i saj, fitues i Nobel për Letërsinë në vitin 1982, ishte zhytur plotësisht në veprimtarinë letrare. “Falë saj”, tha García Márquez, “Unë arrita të mbijetoj duke shkruar”.

Kush ishte dashuria e madhe e shkrimtarit të jashtëzakonshëm

Pas një shkrimtari të madh siç ishte Marquez është e kuptueshme që qëndronte një grua e madhe.

Mercedes Barca Pardo u takua me Marquezin kur ajo ishte akoma në shkollë. Ajo ishte vetëm nëntë vjeç, ndërsa shkrimtari ishte pesë vjet më i vjetër se ajo. Marquez më vonë u shpreh se menjëherë e dinte se ajo ishte gruaja me të cilën do të martohej. Ata ishin ende fëmijë kur u fejuan. Çifti u martua në vitin 1958, dhe djali i tyre i parë lindi një vit më vonë.

Ajo ishte mbështetja e tij, mbështetja e tij në jetë dhe në punë. Falë saj romani “Njëqind vjet vetmi” shkoi në botim, pasi Mercedes kishte shitur tharësen e flokëve dhe një ngrohës elektrik për të paguar shpenzimet e dërgesës të dorëshkrimit, sepse Garcia nuk kishte mjaftueshëm para për ta bërë këtë.

Për këtë roman, Gabriel Garcia Marquez fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.

Një pjesë të madhe të jetës Marquez nuk kishte  asgjë, por prapë kishte gjithçka sepse pranë tij qëndroi gjithmonë bashkudhëtarja e tij.

Ata ishin të martuar  për 56 vjet derisa vdekja nuk i ndau. Nga dashuria e madhe lindën dy djem Gonzalo dhe Rodrigo.

Shkrimtari gjithmonë foli me dashuri dhe krenari të madhe për gruan e tij.

“Nëse e takoni dashurinë e vërtetë, ai/ajo nuk do të mund të fshihet nga ju askund – as brenda një jave, as brenda një muaji, e as brenda një viti”, është një nga thëniet më të famshme të shkrimtarit të madh Gabriel Garcia Marquez.