Bota Ndërron jetë Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA

Ndërron jetë Madeleine Albright, gruaja e parë Sekretare e Shtetit në SHBA

Madeleine Albright, e para grua Sekretare Amerikane e Shtetit, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright.

Madeleine Albright ka qenë figurë kryesore e administratës së Presidentit Bill Clinton, fillimisht duke shërbyer si ambasadorja amerikane në OKB, përpara se të bëhej Sekretare Shteti.

Ajo punoi për zgjerimin e NATO-s, këmbënguli që aleanca të ndërhynte në Ballkan, kërkoi të ndalej zgjerimi i armëve bërthamore dhe luftoi për të drejtat e njeriut dhe demokraci në të gjithë botën.

Ajo ishte një fytyrë e rëndësishme e politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit të shkaktuar nga sulmet e 11 Shtatorit 2001, një epokë e shpallur nga Presidenti George HW Bush si një “rend i ri botëror”.

SHBA, veçanërisht në Irak dhe Ballkan, ndërtuan koalicione ndërkombëtare dhe herë pas here ndërhynë ushtarakisht për të rikthyer regjimet autokratike.

Albright e shihte SHBA-në si “kombin e domosdoshëm” kur ishte fjala për përdorimin e diplomacisë të mbështetur nga përdorimi i forcës për të mbrojtur vlerat demokratike në mbarë botën.

“Unë e di se burrat dhe gratë amerikane me uniformë janë gjithmonë të përgatitur të sakrifikojnë për lirinë, demokracinë dhe mënyrën amerikane të jetesës”, tha ajo në vitin 1998.

Ajo luajti një rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës gjatë presidencës së Bill Klinton, ku pati ndikimin e saj në arritjen e marrëveshjes së Rambujesë.