Shefi i Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës, Bujar Mehmeti është pezulluar nga detyra për 30 ditë. Masa ndaj tij është marrë për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës.
E njëjta masë pezullimi për 30 ditë nga detyra është marrë edhe për shefin e postës së policisë në Farkë, Flamur Sulën, si dhe për inspektorin e krimeve dhe specialistin e policisë, respektivisht Alban Ramën dhe Nazmi Karecin, të cilët mbulojnë këtë zonë.
Vendimi për pezullimin nga detyra të funksionarëve të policisë është marrë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.
Para më shumë se 2 javësh, ishte Kryeministri Edi Rama që deklaroi që deklaroi se në zonën e Farkës ishte ndërtuar një pallat i tërë pa leje.