Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar kërcënimet ardhur në adresë të saj. Pa dashur të japë shumë detaje, ajo thotë se është në të mirë të të gjithë deputetëve që të ketë masa më të sigurta në Kuvend.
“Ndihem më e qetë, por nga ana tjetër mendoj se ishte e rëndësishme që Kuvendi të ishte në dijeni për këto kërcënime që erdhën, edhe është në të mirën e të gjithëve si edhe të deputetëve të tjerë që ne të kemi masa më të sigurta në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi Hajdari në emisionin “Kjo javë”.
Pjesë nga intervista
E kuptoj, po për ju çështja bëhet më sensitive, jeni femër dhe situata bëhet më e ndjeshme, ndaj më lejoni dy pyetje të vogla, këto kërcënime kanë qenë verbale apo të artikuluara? Keni marrë mesazhe kërcënuese apo të artikuluara dhe nëse ka një emër konkret?
Nuk kam dëshirë që ta ndaj me publikun si kanë ardhur këto kërcënime, mendoj se është një gjë personale unë kam ndjekur të gjitha hapat e duhura për ta zgjidhur këtë problem.
Mendoni se është zgjidhur tashmë?
Besoj se po.