Sport “Ndihmë” nga armiku! Milan, Champions kalon nga Interi

“Ndihmë” nga armiku! Milan, Champions kalon nga Interi

Është koha për të lënë pas disfatën e hidhur në derbin e San Siros, dhe Milan duhet tani të imagjinojë Interin, si aleatin më të fortë në luftën për një vend në Champions.

Skuadra kuqezi humbi ndaj zikaltërve që janë pretendentë gjithashtu për një vend në turneun elitar, por edhe pse tani rruga është komplikuar do të duhet ndihma e armatës së trajnerit Spalletti për kalendarin në vijim.

Inter do të luajë në shtëpi ndaj Lacios dhe Romës, dy skuadra që përfaqësojnë konkurrencën direkte për një vend në Champions për milanezët.

Suksesi potencial i zikaltërve do të afronte të dy ekipet me turneun më të lakmuar të UEFA-s për klube. Por nga ana tjetër edhe Milan duhet të mos dështojë në përballjen në San Siro ndaj Lacios në javën e 32-të.

Për momentin kuota e Champions rrotullohet te 68 ose 69 pikët dhe ekspertët e statistikave vlerësojnë se edhe Milan aktualisht me 51 pikë, mund ta arrijë këtë.

E megjithatë banda e trajnerit Gattuzo duhet të marrë 18 pikë në 10 ndeshjet e ardhshme pa u varur nga të tjerët.

Përballjet direkte do të kenë peshën e tyre edhe në rast barazie të pikëve për kualifikimin në Champions, por është e sigurt se të gjithë pretendentët do të humbin pikë rrugës, madje më shumë sesa kanë parashikuar.