Kryesore Ndizet finalja e Europianit, Skocia rreshtohet me Italinë kundër Anglisë

Ndizet finalja e Europianit, Skocia rreshtohet me Italinë kundër Anglisë

Të dielën në mbrëmje, tifozët e Italisë do të jenë në minorancë të theksuar në shkallët e impiantit mitik, “Wembley”. Kufizimet për shkak të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të lejojnë më shumë se 1 mijë tifozë italianë në stadiumin e Londrës.

Por, Axurrët nuk do jenë vetëm, pasi ato do kenë mbështetjen e një tjetër kombi, Skocisë.

Rivali historik i “Tre Luanëve”, edhe për arsye politike, është rreshtuar hapur në krah të Italisë për finalen e Euro 2020. Gazeta kryesore skoceze, “The National” i kushtoi faqen e parë Roberto Mancini.

Trajneri i Italisë shfaqet në versionin e aktorit Mel Gibson në filmin “Braveheart”, me fytyrën e pikturuar në blu dhe të bardhë, ngjyrat e flamurit të Skocisë. “Na shpëto Roberto, ti je shpresa jonë e fundit” është titulli kryesor i gazetës, ndërsa më nëntitullin shpjegues thuhet: ”Ne nuk i durojmë më, të rrihen edhe për 55 vjet të tjera”.