Aktualitet 21-vjeçari drejtonte mjetin nën efektin e drogës THC, arrestohet nga policia (Video)

21-vjeçari drejtonte mjetin nën efektin e drogës THC, arrestohet nga policia (Video)

Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia Rrugore pasi drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, 21-vjeçari me iniciale A.F. vjeç ka shfaqur sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë.

Pas verifikimeve të kryera rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtestues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese THC.

Pas këtyre rezultateve, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Numri i shoferëve të arrestuar që janë konstatuar nën ndikimin e lëndëve narkotike ka shkuar në 115.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.