Shërbimi Meteorologjik bën me dije se duke nisur nga kjo fundjavë do të fillojnë ndryshimet e kushteve meteorologjike, reshje shiu në gjithë territorin dhe borë në zonat malore.
“Parashikimi i motit për fundjavën. Të gjithë ju kënaqën ditëve të bukura me diell, por tashmë duke filluar nga kjo fundjavë do të kemi ndryshime te kushteve meteorologjike.
Ditën e Shtunë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intesitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, në Veriperëndim reshjet do të jenë me intesitet deri mesatar. Në zonën e Alpeve reshjet do të konvertohen në reshje bore në orët e mbrëmjes.
Ditën e Diel, kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intesitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.
Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intesitet deri në 18 m/sek.”- shkruhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik.