Kryesore SPAK, kryebashkiakut të Bulqizës: Do t’i nënshtrohesh testit të drogës

SPAK, kryebashkiakut të Bulqizës: Do t’i nënshtrohesh testit të drogës

Me kërkesë të prokurorëve të çështjes, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duhet t’i nënshtrohet një testi për përdorimin e drogës. Kjo do të thotë se ai duhet të dorëzojë në laboratorin përkatës kampionët e gjakut dhe të urinës.

Nëpërmjet rezultateve laboratorike, prokurorët mund të zbulojnë lëndën narkotike në trup vetëm 3-4 ditë pas përdorimit nëpërmjet testit të urinës dhe 1-2 ditë nëpërmjet atij të gjakut.

Prokurorët e çështjes edhe pse nuk kanë në duar asnjë provë, përveç filmimit që kundërshtohet nga Alla si montazh, pretendojnë të hetojnë mbi një ngjarje që ka ndodhur 1 vit më parë. Filmimi ku pretendohet se shfaqet Alla duke konsumuar lëndë narkotike, korrespondon me një ditë para se ai të emërohet kryetar bashkie.

Një ditë më parë, SPAK nisi kryesisht hetimet duke regjistruar procedimin penal ndaj Lefter Allës, ndonëse ky i fundit pas publikimit të videos duke konsumuar kokainë, e mohoi faktin duke akuzuar PD-në se kishte montuar videon për ta shantazhuar.

Si bëhet testi për kokainën:

Urinë: 3-4 ditë

Gjak: 1-2 ditë

Flokë: Mbi 90 ditë

Si bëhet testi për heroinën:

Urinë: 3-4 ditë

Gjak: Mbi 12 orë

Flokë: Mbi 90 ditë

Si bëhet testi për kanabisin:

Urinë: 7-30 ditë

Gjak: Deri në dy javë

Flokë: Deri në 90 ditë