Politika Ndryshimet në qeveri, Presidenti Begaj dekreton ministrat e rinj

Ndryshimet në qeveri, Presidenti Begaj dekreton ministrat e rinj

Presidenti Bajram Begaj ka marrë në shqyrtim propozimin e kryeministrit Edi Rama në Kongresin e datës 28 Korrik 2024 për shkarkimin dhe emërimin e disa ministrave.

Në përfundim të procedurës së shqyrtimit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot, më 30 Korrik 2024:

Shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla – Emërimin e Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Shkarkimin e Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi – Emërimin e Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.

Shkarkimin e Ministrit të Financave, Ervin Mete – Emërimin e Ministrit të Financave, Petrit Malaj.

Shkarkimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali –  Emërimin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.