Moderatorja e njohur Albana Osmani e ka djegur rrjetin ditën e sotme me një foto ku ka pozuar me bikini, duke i njoftuar të gjithë fansat se feston ditëlindjen e saj.
“Kam lindur në ditën më të nxehtë të vitit, 17 korrik. S’kam ç’bëj. Vajza e ditëlindjes”- janë fjalët që moderatorja ka shkruar krahas pozës me rroba plazhi, të publikuar në Instastory.
Duhet ta pranojmë, 17- korriku nuk është gjëja e vetme e nxehtë në këtë mes!
Albana ka lindur më 17 korrik të vitit 1980 dhe ditën e sotme mbush plot 39-vjeç. Megjithatë, ajo duket si në të 20-tat e saj dhe me siguri të gjitha vajzat e lakmojnë fizikun e saj tepër në formë.
Kujtojmë se ditën e djeshme, moderatorja konfirmoi largimin nga “Top Channel”, duke rrëfyer se është ende në shqyrtim të projekteve të reja të cilat do ta sjellin sërish në ekran.