Aktualitet Akuzohen për grup të strukturuar kriminal, u sekuestrohen para dhe prona në...

Akuzohen për grup të strukturuar kriminal, u sekuestrohen para dhe prona në plazh dhe në Tiranë

Policia e Shtetit, Prokuroria dhe Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, kanë finalizuar operacionin “Bizark”, duke ekzekutuar urdhrin e Gjykatës për të vendosur në sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A.M., A.V., A.D., Gj.C. dhe K. M., të akuzuar për disa vepra penale si, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Pasuritë e sekuestruara

– Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet  “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

– Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Tokë Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2-katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2,  sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e  ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.