Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për trafik droge. Ai është Islam Kasa, i cili përdor edhe identitetin tjetër Islam Mitralozi.
Ai u arrestua falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.
53-vjeçari është dënuar me 23 vite burgim nga Gjykata e Apelit e Bolonja në Itali më datë 18 Qershor 2019 për akuzën e trafikut të drogërave.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.