Aktualitet Në kërkim për masakrën me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici...

Në kërkim për masakrën me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici dy autorët e dyshuar

Në kërkim për masakrën me 4 viktima në Dobraç, vetëdorëzohen në polici dy autorët e dyshuar

Janë vetëdorëzuar ditën e sotme në Polici shtetasit Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim për masakrën e Dobraçit, ku mbetën të vdekur 4 persona.

Kta dy persona dyshohet se janë anëtarë të grupit të Bajrave në Shkodër.

Sakica e Troshani shoqëroheshin nga avokati Sokol Tahiraj, gjatë vetëdorëzimit në Polici.

Policia ende nuk ka dalë në një përfundim mbi masakrën e Shkodrës.

Troshani dhe Sakica mësohet se kanë pretenduar se janë vetëdorëzuar për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.

Burime pranë tyre konfirmojnë se i vetmi fletëarrest që ata janë në dijeni që është nxjerrë për ta, është për rrahjen e Vladimir Bruçit.

Në masakrën e Dobraçit humbën jetën 4 persona: Arlind Bushati, Hamza Lici si dhe çifti i bashkëshortëve Flutura dhe Bashkim Basha.

Ky i fundit Basha po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Flutura Basha me një motor në momentin kur ndodhi atentati në drejtim të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit dhe një personi të tretë që dyshohet se ishte në makinë me të rinjtë.

Pasi u qëllua me breshëri plumbash drejt makinës ku ata udhëtonin, ata humbën drejtimin mbi mjetin dhe përplasën çiftin Basha që u ndodhën në vendin e ngjarjes në momentin e krimit.

Përplasja ishte fatale për bashkëshorten e tij, Flutura Basha e cila humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ndërsa, Bashkim Basha ndërroi jetë pasi ditësh në gjendje kritike në Spitalin e Shkodrës.