Në Spanjë janë të sigurtë se PSG dhe Barcelona janë shumë pranë marrëveshjes që do të rikthejë brazilianin Neymar në Katalunjë.
Sipas “Sport”, termat e akordit që do të rikthejnë sulmuesin në “Camp Nou” kanë ndryshuar krejtësisht. Duke parë vendosmërinë e vetë futbollistit për të luajtur me Barcelonën, kampionët e Francës janë dorëzuar ndaj kushteve të drejtuesve “blaugrana” për të rimarrë shërbimet e Neymar me një formulë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit.
Në këtë marrëveshje do të futet edhe Rakitic, që pritet të bashkohet me PSG.
Gjithmonë sipas “Sport”, Neymar ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij. Te PSG braziliani fitonte 36 milionë euro në sezon, ndërsa te Barcelona ai do të fitojë 14 milionë euro më pak.