Admir Murataj është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka kryer 4 grabitje në Shqipëri të bankave ose blindave me para dhe 1 grabitje banke në Greqi.
Murataj para se të arratisej nga burgjet greke jetonte në një banesë njëkatëshe në Prezë të Tiranës.
Kjo banesë sot është një vilë luksoze.
Kamera sigurie nga të gjitha anët, e rrethuar me hekura dhe e pamundur për të hyrë.
Më poshtë disa nga fotot e kësaj vile dhe pamjet brenda saj në vitin 2017-të, atëherë kur Policia hyri në banesë pasi po kërkonte Admir Muratajn.