Javën e ardhshme pritet që kryebashkiakët socialistë të dalë nga 30 qershori të marrin zyrtarisht detyrën. Të djathtët kanë vendosur për të mos lejuar rotacionin në bashkitë e tyre, por ndahen për mënyrën sesi.
Xhelal Mziu i Kamzës përprahjen e mori edhe nga kryetari i partisë, i cili i rrahu shpatullat teksa ai përbetohej se s’ka asnjë shans ta nxjerrin as forcërisht nga zyra e tij.
“Nuk kishte zgjedhje më 30 qershor. Do qëndrojmë deri sa të shprehet gjykata Kushtetuese . S’kanë shans të na nxjerrin forcërisht ne jemi shumica”, tha Mziu.
“ Ka qenë dhe do jetë kreu i bashkisë së Kamzës, 30 qershori është nul. Kreu i bashkisë është Xhelal Mziu dhe do jetë Xhelal Mziu”, tha Basha.
Më i vetëpërmbajtur u tregua Agron Kapllanaj i Mallakastrës i cili përjashtoi forcën si mjet.
“Nuk besoj se do shkojë puna deri në nxjerrjen forcërisht. Ju mendoni se do mbajmë forcërisht zyrat? S’janë zyrat ato që e bëjnë legjitim një kryetar. Zgjedhjet e bëjnë legjitim një kryetar.
Të djathtët refuzojnë të lënë zyrat pa u shprehur më parë Kushtetuesja për padinë e bërë për pavlefshmërinë e 30 qershorit.