Nëse doni të studioni jashtë vendit, atëherë shihni Francën si opsion!
Përmes një njoftimi Universiteti i Tiranës bën me dije se Franca ka hapur aplikimet në programin e bursave shtetërore për Master dhe Doktoraturë, për vitin e ri akademik 2019-2020.
Në njoftim theksohet se prioritet do të kenë të rinjtë që kanë studiuar për klimën, biodiversitetin, mjekësinë, energjinë dhe migracionin.
“Bursat për master varjojnë në 700 euro në muaj dhe përfshin pagesën mujore, sigurimet shoqërore dhe asistencën për të kërkuar strehim. Ndërsa bursat për doktoraturë 1060 euro dhe përfshin ndjekje 15 muaj të shpërndara në 3 vite akademike, sigurimet shoqërore dhe pagesën mujore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës franceze.
Kliko këtu për të gjitha detajet.