Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-rivali i tij Benny Gantz njoftuan sot formimin e një qeverie uniteti dhe emergjence, duke i dhënë fund krizës më të gjatë politike në historinë e vendit në mes të pandemisë së COVID-19.
“Një marrëveshje për formimin e një qeverie kombëtare të urgjencës u nënshkrua nga Benjamin Netanyahu, kreu i Likud dhe Benny Gantz, lideri i partisë Bardheblu”, njoftuan formacionet politike të tyre në një deklaratë.
Kjo marrëveshje i jep fund një muaji paralizë politike dhe parashikon që Netanyahu të jetë për 3 vjet kryeministër, kurse Gantz që drejton partinë Blu e Bardhë, do të jetë zv.kryeministër.
Votimet u mbajtën më 2 mars dhe asnjë rezultat nuk jepte shumicë. Marrëveshja mes të dyve u arrit në kontekstin e krizës së koronavirusit dhe ajo përbën një kompromis shumë të madh nisur nga deklaratat e Gantz dhe njerëzve të tij në parti se nuk do të punonin në asnjë qeveri të drejtuar nga Netanyahu.
Mediat raportojnë se kjo lëvizje e ish-ushtarakut ka provokuar humbjen e gjysmës së mbështetësve, pasi beteja kundër Bibit ka qenë parimore, përderisa ai e shpëtoi sërish lëkurën nga akuzat për korrupsion.
Partneri i Gantz, Yair Lapid udhëhoqi një protestë në Tel Aviv duke akuzuar ish-ortakun politik për braktisje të premtimeve qendrore të fushatës.